Të paktën 5 persona humbën jetën pasi ndihmat e lëshuara nga ajri ranë mbi ta në Gaza
Të paktën pesë persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën të premten, kur paketat e ndihmave të hedhura nga qielli ranë mbi ta në kampin Al Shati në perëndim të qytetit të Gazës, sipas një gazetari në vendngjarje që ishte dëshmitar i incidentit.
Khader Al Zaanoun tha për CNN se ai ishte dëshmitar i paketave të ndihmave që binin nga avionët mbi kampin Al Shati, por nuk mund të konfirmojë se cili komb qëndron pas rënies ajrore.
Muhammad Al-Sheikh, Shefi i Departamentit të Kujdesit Emergjent në Kompleksin Mjekësor Al Shifa në qytetin e Gazës konfirmoi se pesë persona u vranë në incident.
Disa nga të plagosurit në incident dhe të transferuar në Al Shifa janë në gjendje të rëndë, sipas Al-Sheikh./21Media