A ju kujtohet disketa? Japonia ende i përdor ato

Edhe pse Japonia është e njohur për të qenë një nga mekat e teknologjisë dhe inovacionit, këtë javë mësuam se edhe ato ngjiten pas pajisjeve të vjetra. Ministri i vendit aziatik për Çështjet Dixhitale, Taro Kono, zbuloi në një trill se portofoli i tij “u shpall luftë disketave”. Sipas Konos, ka të paktën “1900 procedura qeveritare”, duke përfshirë disa nga sektori i biznesit, që ende përdorin një lloj diskete, përcjell portali rtv21.tv
Zyrtari, 11 vjet pasi Sony prodhoi disketën e fundit, dëshiron të parandalojë përdorimin e saj. Për ta bërë këtë, Kono synon të përdorë teknologji të reja, duke kaluar nga ruajtja e informacionit në disketë dhe transferimi i tij në ueb (cloud). Por kjo nuk është hera e parë që Kono drejton këtë lloj lufte. Vitin e kaluar, kur ishte ministër i Reformës Administrative, ai e bëri të qartë se ishte koha për t’i dhënë një mirëseardhje (të vërtetë) teknologjive të reja.
E thënë kështu, Kono argumentoi se ai donte të hiqte makineritë si fakset nga zyrat qeveritare, duke sugjeruar se emaili ishte një alternativë më e mirë. Në atë kohë, disa departamente qeveritare refuzuan të heqin dorë nga faksi, duke thënë se ai mundëson komunikim më të sigurt se sa interneti. Kono nuk u dorëzua dhe, në fillim të pandemisë në 2020, përfitoi nga ankesat e mjekëve, të cilët duhej të bënin me dorë të gjitha dokumentet për rastet me Covid, për t’u dërguar me faks në qendrat e shëndetit publik. Falë Konos dhe stafit mjekësor, në gusht 2020 u prezantua një sistem raportimi online.
Ky skenar i ri na kthen në vitin 2018, kur ministri i atëhershëm japonez i Sigurisë, Yoshitaka Sakurada, pranoi se nuk kishte përdorur kurrë kompjuter. Tani duhet të presim nëse tentativa e re e Taro Konos do të ketë rezultatet e pritura. Nëse po, të gjitha proceset e qeverisë, përfshirë ato që lidhen me sektorin e biznesit, do të shkojnë online./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button