A ka bërë ndërhyrje estetike Armond Morina?
Aktori kosovar, Armond Morina sonte ishte i ftuar në programin verorë “21Gradë” në RTV21.
Veç projekteve filmike dhe punës së tij, Armondi foli edhe për komentet që i merr për pamjen fizike.
Ai u shpreh se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike, duke thënë se secilën moshë duhet pritur i lumtur.
“Secila moshë e ka bukurinë e vetë, ende nuk kam bërë asnjë intervenim”, tha ndër tjera aktori./21Media