Anglia në finale të Evropianit, shkatërron Suedinë e Kosovare Asllanit

Një vit pasi që finalen e Kampionatit Evropian e arritën meshkujt, sot vashat e Kombëtares së Anglisë e kanë siguruar finalen e Evropianit të femrave Euro 2022.
Në kuadër të konkurrencës së femrave, sot u zhvillua gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Evropian Euro 2022, ku Anglia e ka mposhtur me shifrat 4:0 Kombëtaren e Suedisë.
Golat për “Tre Luaneshat” i shënuan Bethany Mead, Lucy Bronze, Alessia Russo dhe Francesca Kirby.
Në anën tjetër, futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, luajti për 90’ minuta në ndeshjen e sotme por që nuk arriti ta ndihmojë kombëtaren e saj ta evitojë humbjen e thellë nga Anglia.
Pas kësaj fitoreje vashat angleze vazhdojnë në finale, ku do të përballen me fituesin e ndeshjes mes Kombëtares së Gjermanisë dhe asaj të Francës.

Back to top button