Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Pagën minimale do ta bëjmë 264 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pagën minimale nga 170 euro sa është tani, tash e një dekadë duan ta bëjnë 264 euro, por për këtë duhet të pajtohen në Këshillin Ekonomiko-Social.
Kurti këto komente i bëri gjatë vizitës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë, të cilën e vizitoi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down. Kurti aty mori një pyetje edhe nga një nxënës i kësaj shkolle lidhur me pagat e vogla që kanë familjarët e personave me Sindromës Down. Kryeministri tha se duan ta ngrisin pagën minimale por nevojitet pajtim në Këshillin Ekonomiko-Social.
“Sa i përket pagës minimale, ne kemi thënë që atë do ta rrisim nga 130 përkatësisht 170 euro sa është tani, tash e një dekadë ta bëjmë 250 euro, por në fakt ne do ta bëjmë 264 euro. Por, për këtë duhet të merremi vesh në Këshillin Ekonomiko-Social”, u shpreh Kurti.
Kryeministri Kurti së bashku me ministren e Arsimit, Arberie Nagavci në vizitojë këtë shkollë, ku ora e parë iu kushtua sindromës Down.
Kurti tha se si shoqëri dhe si shtet e kemi për detyrë dhe obligim që t’iu ndihmojmë këtyre fëmijëve që t’i kenë mundësinë dhe qasjen e barabartë sikurse të tjerët.
Dy javë më parë kjo temë u diskutua në takimin e Këshillit Ekonomik Social, ku Qeveria propozoi që paga minimale të jetë 264 euro në muaj. Por Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat nuk u pajtuan me këtë propozim duke thënë se nuk do të pranojnë asnjë pagën nën 300 euro.
E ministri i Financave, Hekuran Murati tha se krejt çka arrihet me mosvotimin e vendimit të Qeverisë është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button