A ka mungesë të vajit?

Çmimi i vajit nga prodhuesi i njëjtë dallon rreth 50 denarë në dyaqnet e Maqedonisë së Veriut. Por, çmimi nuk është problemi i vetëm, pasi konsumatorët në disa dyqane fare nuk mund të gjejnë vaj.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se tashmë kanë ndërmarrë masa për ulje të TVSh-së nga 5 në 0%. Ai paralajmëroi se përmes Ministrisë së Bujqësisë prodhuesit do të marrin subvencione dhe se janë në komunikim të vazhdueshëm me ta.
“Meqë ka rritje në bursën për vajin e papërpunuar, prandaj ka edhe rritje të caktuar çmimesh. Ajo që është më me rëndësi në këto momente është se në Maqedoni të Veriut ka problem në pjesën e furnizimit dhe prodhimit të vajit gatimi. E ndjekim situatën rregullisht dhe nëse ka nevojë do të sjellim edhe masa shtesë për ta zbutur presionin në pjesën e rritjen e çmimeve”, tha Bekteshi.
Ministri nuk u përgjigj lidhur me atë – për sa kohë ka rezerva, pasi siç tha, këto informacione janë me karakter të klasifikuar. Nga mërgimtarët tanë që jetojnë jashtë vendit mësojmë se në Gjermani në shumë markete raftet ku është vendosur vaji janë të zbrazura, kurse kur ka, një shishe prej 700 ml. shitet për 4.6 euro. Në Itali çmimi i vajit lëviz nga 5 deri në 22,50 euro./21Media

Back to top button