Don Xhoni reagon pas ndarjen nga modelja ruse: Mos bëj drama dhe mos e luaj viktimën

Reperi nga Drenica, Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey, i kanë dhënë fund lidhjes.
Lajmin e ka bërë të ditur modelja përmes Instagramit teksa ka shkruar se ka qenë një histori e bukur, teksa ka bashkangjitur edhe një emoji të zemrës së thyer.
”Përkushtimi që ta dhashë nuk ipet as nga qentë më besnik. Tash, mund të ndihesh krenar me veten”, ka shkruar tutje ajo.
Ndërsa, tani ka reaguar edhe reperi Don Xhon, i cili ka thënë modeles të mos e luaj viktimën.
”Koha nuk do harrohet por gjithçka ka fund. Uroj të jesh e lumtur. E di që nuk je person i keq, mos vepro si e tillë. Mos bëj drama dhe mos e luaj viktimën. Ka mbaruar, pajtohu”, ka shkruar artisti në instastory./21Media

Back to top button