A mund të bashkohet edhe Suedia në NATO?

Pas lëvizjes së Finlandës për t’u bashkuar me aleancën, Suedia do të shpallë vendimin e saj të dielën.

Në Finlandë, që nga lufta e Rusisë në Ukrainë, popullariteti i NATO-s ka arritur në një nivel rekord prej 76%, sipas sondazhit të fundit të opinionit.

Në Suedi situata është ndryshe, ku sondazhet sugjerojnë se 57% e popullsisë dëshiron t’i bashkohet aleancës mbrojtëse. Ky proporcion është shumë më i lartë se para luftës, por socialdemokratët e Suedisë janë ndarë për këtë çështje dhe aktualisht janë duke mbajtur një konsultim të brendshëm.

Por vendimi i Finlandës do të ketë një ndikim, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde tha:Finlanda është partneri më i afërt i sigurisë dhe mbrojtjes së Suedisë dhe ne duhet të marrim parasysh vlerësimet e Finlandës./21Media

Back to top button