A ndjehet rahat Konjufca në karrigën e kryekuvendarit?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nuk është e rehatshme karriga e kryekuvendarit.
“Nuk është qëllimi i kësaj rahatia e definicioni i kësaj karrige rahatia, ki komplikime të ndryshme aty… Duhet ta kesh parasysh të jesh i drejt me secilin, të krijosh atë atmosferën që secili po ndihet dhe nuk po i shkelet e drejta askujt, që po je i ndershëm me secilin dhe i barabartë ndaj gjithve”, ka thënë Konjufca në emisionin “Click” të RTV21.
Konjufca ka thënë se pozita e kryeparlamentarit kërkon vigjilencë e kondicion të koncentrimit intelektual.
“Me u mundu mos me u bë i mërzitshëm, por me kriju një atmosferë pak më interesante në Kuvend, ku edhe popullit i intereson me shiku…”, ka thënë tutje Konjufca./21Media