​Kurti dhe Benjamin diskutojnë për sundim të ligjit e zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik

Ndër rolet kryesore të Parlamentit është të miratojë ligje që janë në shërbim të qytetarëve.

Lidhur me këtë, gjatë takimit me drejtorin rajonal të NDI, Robert Benjamin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të bashkëpunojë me Parlamentin e me ndihmë të NDI të analizojë ndikimin e ligjeve të miratuara në raport me nevojat e qytetarëve, e të krahasimit të tyre ndaj qëllimit për të cilin janë hartuar.

Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se transparenca në hartimin, miratimin e pastaj edhe në vlerësimin e ndikimit të politikave të saj është qenësore për Qeverinë.

“Qëndrimi i këtillë vë në mes qytetarin e Republikës dhe nevojat e tij, kurse orienton Qeverinë të veprojë në pajtim me këto nevoja”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit me Benjamin, e në prani të përfaqësueses së NDI në Kosovë, Soderberg, përfaqësueses së NDI nga Ëashington DC Elizabeth Sam e drejtoreshës së programit të NDI në Kosovë, Pranvera Lipovica, kryeministri Kurti diskutoi lidhur me zhvillimet e fundit në vend, me theks te sundimi i ligjit e zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik.

Sot gjatë ditës, Kryeministri Kurti ishte folës kryesor në Konferencën për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI.

Back to top button