Konjufca ia dha një TRESH Kuvendit të Kosovës

Mungesa e kuorumit në seancat e Kuvendit të Kosovës, ka nxitur debate e kritika për “deputetët e padisiplinuar”.
Por, si e vlerëson kreu i Kuvendit punën e këtij institucioni?
Ai sonte në një intervistë për “Click” në RTV21, Kuvendit ia dha një 3-sh.
“Unë mendoj nëse do të ishte në shkollën fillore, ky Kuvend do ta merrte notën tresh”, tha ai.
Megjithatë, Konjufca u shpreh se ky Kuvend është më mirë sesa Legjislaturat e kaluara.
Kryekuvendari tutje tregoi pse nuk mund t’i denojë deputetët që mungojnë nëpër seanca me “hiqje të mëditjes”./21Media