A po negocion BDI në emër të aleancës?

Në lidhje me këtë ka reaguar sekretari i LR-PDSH-së

Duke folur për ndarjen e resorëve dhe me atë se kush do të udhëheq me Ministrinë e shëndetësisë, deputeti i BDI-së Artan Grubi tha se me këtë resor do të udhëheq blloku shqiptar. Por për këtë reagoi Skender Rexhepi i Lëvizjes Besa duke thënë se partia e tij është një bllok tjetër dhe se ata bisedimet i zhvillojnë veçmas.

Pak më vonë në lidhje me këtë ka reaguar sekretari i LR-PDSH-së Arben Taravari i cili nëpërmjet facebook ka theksuar se askush nuk negocion në emër të tyre.

“Përgënjeshtrojmë faktin që ndonjë parti tjetër ka kompetenca të pyesë, përgjigjet, artikulojë më të voglin mendim në emrin tonë! Jemi dashamirës ndaj z.Grubit, i cili padyshim ka bërë ndonjë lapsus logjik duke folur për bisedime me LSDM-në dhe në emër të Aleancës për Shqiptarët! Jemi të sigurt që z.Grubi është i ngarkuar nga dinamikat e ngjarjeve të fundit dhe ka thënë këtë deklaratë natyrisht të nxituar por fatmirësisht të riparueshme”, tha Taravari.

Në debat gjithashtu u tha se zhvillimet e negociatave janë në të mirë të qytetarëve dhe se çdo ministri e ka peshën e vet./21Media

Back to top button