Lumezi i pa kënaqur me punën e prokurorëve

Ai dha vërejtje në luftën kundër korrupsionit

Në mbledhjen e radhës të Këshilli Prokurorial kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, u shpreh i pa kënaqur me punën e prokurorëve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Duhet dhënë më shumë seriozitet luftës kundër korrupsionit. Duhet dhënë prioritet lëndëve të korrupsionit. Kam vërejtje shumë të madhe sa i përket kësaj lufte”, tha Lumezi.

Sipas kryeprokurorit nuk mund të justifikohen mungesat e prokurorëve në rastet gjyqësore ku janë lëndë të korrupsionit, raporton rtv21.tv.

“Përgjegjësinë fillestare duhet ta mbajnë vetë prokurorët, por edhe kryeprokurorët”, shtoi ai./21Media

Back to top button