Kaloni te përmbajtja kryesore

AAK del nga koalicioni me AKR në Mitrovicë

AAK: AKR ka mungesë të theksuar të vullnetit për bashkëpunim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka vendosur të ndërpresë koalicionin me Aleancën Kosova e Re (AKR) në komunën e Mitrovicës.

Në një komunikatë për media thuhet, se pas tentimeve të shumta për të harmonizuar qëndrimet dhe programin e AAK-së në këtë Komunë, është vlerësuar se AKR ka mungesë të theksuar të vullnetit për bashkëpunim.

“Zhvillimet e javëve të fundit në Mitrovicë kanë qenë vendimtare në marrjen e këtij vendimi. AAK mbetet e përkushtuar për qeverisje të mirë si në nivel qendror po ashtu edhe në atë lokal”, përfundon komunikata.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button