Veseli për takimin te Thaçi: Ia bonëm përhajr shtëpinë!

Veseli: Taksa do të qëndrojë

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur për takimin e mbrëmshëm të krerëve institucional, Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe zëvendëskryeministrave, Behgjet Pacollit e Fatmir Limajt, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në shtëpinë e Thaçit. Në formë ironie, Veseli ka thënë se “ia bonëm përhajr presidentit shtëpinë”. Ndërkaq, ka thënë se janë në kontakte intensive me kryeministrin dhe presidentin. Këto deklarata ai i ka dhënë gjatë vizitës në shkollën fillore “Jeronim De Rada” në Ferizaj, ku ka folur edhe për taksën 100 përqind.

“E gjithë ajo çka po bëjmë është në të mirë të shtetit dhe qytetarëve tanë. Nuk lejojmë Serbia të sillet me neve qysh don.”, ndërsa i pyetur për tarifën ka thënë se ajo është vendosur në të mirë të Kosovës dhe asnjëherë nuk guxon të kthehet kundër Kosovës.

Teksa ka folur për tarifën Veseli ka thënë se taksa 100 përqind do të qëndrojë.

“E kemi vendosur tarifën 100 përqind për shkak se Serbia na ka imponu një gjë të tillë dhe tarifa do të qëndrojë”, ka thënë Veseli. Ju e dini unë e kam bërë një propozim, shume konkret me masa të cilat janë si kërkesë e SHBA, masë e përkohshme, të cilën ne mund ta ndërmarrim, por vetëm masë e përkohshme dhe gjatë kësaj kohe ne fillojmë veprimet që s’ka ma mallra serbe të hyjnë në Kosovë me mibishkrimin “Kosovë e Metohi” dhe të mos respektohen institucionet e Kosovës” dhe ka shtuar se qenësore është që Kosova dhe SHBA-ja nuk duhen të kenë qëndrime të ndryshme përballë Serbisë.

Pas fushatës së Serbisë për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Kosova ka vendosur masën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës më 21 nëntor, ndërsa më 28 dhjetor të vitit 2018, kjo taksë ka hyrë në fuqi edhe për brendet ndërkombëtare që importohen nga këto dy shtete. Kundër kësaj take janë shprehur Bashkimi Evropian e po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media

Back to top button