AAK kundër martesave të të njëjtës gjini

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmësinë e Kosovës do të votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas së cilës do të lejoheshin martesat brenda së të njejtës gjini.
Kjo është bërë e ditur nga vet kjo parti përmes një komunikate.
Ata kanë thënë se si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kanë marrë nga elektorati i tyre, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm.
Kujtojmë se Bashkësia Islame e Kosovës, Dioqeza Prizren-Prishtinë (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës, kanë nënshkruar sot deklaratë të përbashkët kundër nismës së institucioneve të vendit për ndryshimin e projektligjit për Kodin Civil. Të njëjtat janë shprehur kundër legalizimit të martesave mes gjinisë së njëjtë./21Media

Back to top button