AAK prinë në Klinë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Klinës. Deri më tani janë numruar rreth 70% të votave.
Në garë për të parin e Klinës janë Zenun Elezaj i AAK-së, ku prinë me 57.50% të votave dhe Esat Raci i PDK-së me 42.50% të votave.
Ky është rundi i dytë i zgjedhjeve në nivel vendi, ku nga rundi i parë i zgjedhjeve në balotazh shkuan 21 komuna.
Në Klinë, 76.71% e qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën e votës./21Media