LDK nis festën në Podujevë
Ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave nëpër të gjitha qendrat në Kosovë, por simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar festën në Podujevë.
Në garë për këtë komunë është Shpejtim Bulliqi i VV-së dhe Ekrem Hyseni i LDK-së.
Në orën 19:00 të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur, ndërsa sipas KQZ-së deri në këtë orë, 468 mijë apo 38.08% e qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, në 21 komuna ku u zhvillua rundi i dytë për zgjedhjen e kryetarëve./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?