AAK-së i bashkohet profesori universitar Nagip Skenderi

leancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i është bashkuar sot profesori universitar, Prof.Dr. Nagip Skenderi.

Kështu ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Mirë se erdhe në Aleancë, Prof. Dr. Nagip Skenderi. Me një përvojë të gjërë dhe të ndritshme në sferën akademike, Profesor Skenderi sjell me vete një pasuri njohurish dhe një energji frymëzuese në fushën e ekonomisë dhe diplomacisë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se ndryshimi në Kosovë është i mundshëm me njerëz si Profesor Skenderi.

“Aleancën e karakterizon një vizion i qartë për të ardhmen e Kosovës, një vizion për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe të sigurtë, si anëtare e NATO-s. Me njerëz profesionist e të dëshmuar sikurse Profesor Skenderi, përkushtimi ynë për ta bërë të mundshëm ndryshimin e nevojshëm në vend dhe avancimin në drejtim të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit do të jetë padyshim i arritshëm”.

“Suksese në rrugën tuaj të re në Aleancë, Profesor Nagip Skenderi! Ju mirëpresim me zemër të hapur në ekipin tonë”, është shprehur Haradinaj.

Back to top button