Kaloni te përmbajtja kryesore

Abazi tregon “gabimet fatale” të dialogut për 10 vjet

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, sonte në RTV21 u shpreh se dialogu me Serbinë tani është politik.
“Puro politik, deri tek njohja edhe diplomatik”, tha Abazi në emisionin “Argument Plus”.

Abazi tregoi “gabimet fatale” të dialogut për 10 vjet.
“Ideja e kornizimit të marrëdhënieve, normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nëpërmjet dialogut, rrjedhimisht futja në të njëjtin drejtim edhe të Marrëveshjes së Stabilim Asociimit për Kosovën, edhe liberalizimin e vizave deri diku, edhe kushtëzimin e nivelit të pakove financiare për Kosovën ka qenë gabim fatal”, tha ndër të tjera Abazi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button