Abazoviq: Jam gati të jap dorëheqje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është shprehur i gatshëm të japë dorëheqje nga pozita.
Ai këtë deklaratë e bëri pasi partia Mali i Zi Demokratik tha se do të duhej ta bënte këtë sapo të përfundojë procesi i zgjedhjeve të organeve të drejtësisë.
Kreu malazez tha se në parim e mbështet qëndrimin e Kryesisë së subjektit politik.
Abazoviq ka pësuar një sërë kritikash së fundmi, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kishën Ortodokse malazeze. Kritikë kreut malaezez iu bë edhe për një deklaratë relativizuese për gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë./21Media

Back to top button