Abazoviq merr një vendim në ditën e parë të punës

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka paralajmëruar se mbledhjet e Qeverisë do të jenë të hapura për publikun.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës.
“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.
Dritan Abazoviq është shqiptari i parë që është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi. Kuvendi i Malit të Zi dje zgjodhi Qeverinë e 43-të. Për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe ekspozimin e mandatarit votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa kundër tre deputetë të SD-së. Abazoviq u bë kështu kryeministri i tretë shqiptar në Ballkan/21Media

Back to top button