Ukraina pretendon se Rusia ka humbur 23,000 personel ushtarak
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se Rusia ka pësuar 23,000 humbje të personelit ushtarak që nga fillimi i luftës, në një përditësim në Telegram.
Pretendohet se që kur Rusia pushtoi më 24 shkurt, ushtria ukrainase ka shkatërruar:
986 tanke
2418 mjete luftarake të blinduara
435 sisteme artilerie
189 avionë
tetë anije
155 helikopterë
Tutje thuhet se Rusia përjetoi humbjet më të mëdha në drejtim të Izyum, në Ukrainën lindore, raporton BBC, përcjell rtv21.tv.
Vlerësimet e humbjeve ushtarake ruse ndryshojnë shumë, por Moska ka pranuar më parë se ka pësuar “humbje të konsiderueshme të trupave” gjatë pushtimit.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e fundit të Ukrainës./21Media