Abazoviq: Pas nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor qëndron korrupsioni

Kryeministri i Malit të Zi,  Dritan Abazovic mbështet iniciativën e një grupi të senatorëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të miratuar një ligj të posaçëm për Ballkanin Perëndimor që do të inkurajojnte zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit. Ky ligj në të njëjtën kohë do të shtypte korrupsionin dhe do të ndëshkojë politikanët e korruptuar.
Kështu bëhet e ditur nga zyra e kryeministrit.
“Gjithmonë e përsëris se pas nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor qëndron korrupsioni dhe liderët politikë, të cilët me qëllim e mbajnë të gjithë rajonin në “status quo”. Prandaj, jam i kënaqur nga fakti që partnerët tanë kryesorë të politikës së jashtme – Shtetet e Bashkuara të Amerikës – e kanë pranuar këtë fakt dhe kanë nisur fuqishëm procesin e aktivizimit të mekanizmave që do të kontribuojnë në shtypjen e efekteve të dëmshme të strukturave të tilla në të ardhmen”, thotë Abazoviq.
Siç tha ai, “algoritmi është i thjeshtë – nëse e mposhtim korrupsionin do të eliminojmë financuesit dhe ‘helmuesit’ e skenës publike që inkurajojnë nacionalizmin dhe ekstremizmin”./21Media

Back to top button