Abbot për akuzat e Kearns për Kishën Ortodokse: Ne ndajmë qëndrimin si KFOR-it, nuk ka asnjë provë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Nicolas Abbott ka thënë se  Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ndan qëndrimin e KFOR-it se nuk ka dëshmi se Kisha Ortodokse Serbe është e përfshirë në kontrabandën e armëve, pasi kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme të kësaj Dhome, Alicia Kearns, ngriti këto dyshime publikisht në Parlamentin Britanik.

Ai për Kossev ka thënë se Kearns se si deputete ka vepruar në mënyrë të pavarur nga qeveria e saj dhe se nuk i ka marrë informacionet prej andej. Në vërejtjen se ajo ka punuar më parë në Ministrinë e Jashtme dhe se është praktikë që deklaratat e saj publike të kalojnë në filtrin e kësaj ministrie

“Nuk janë informacione që kanë kaluar filtrat e Ministrisë së Jashtme. Po, ajo ka punuar më parë për Zyrën e Jashtme dhe Commonëealth. Mendoj se ka punuar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Por me këto akuza të veçanta, përgjegjësia është me të vërtetë e saj”, ka deklaruar Abbott./21Media

Back to top button