Qeveria mban mbledhjen e 152-të, miraton dy vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot në mënyrë elektronike mbledhjen e radhës në të cilën u morën dy vendime.

Ministrat,  bashkë me kryeministrin Albin Kurti, miratuan vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të  pronave të paluajtshme, të  cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (Sh. A.).

Po ashtu u miratua kërkesa e ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për shpenzimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 270,000 euro, me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM). /21Media

Back to top button