Abbott: Asnjëra palë në dialog nuk e ka të qartë se çfarë përfaqëson dialogu

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se dialogu Kosovë – Serbi është në një fazë të vështirë.
Sipas tij, asnjëra palë në dialog nuk e ka të qartë se çfarë përfaqëson dialogu në të vërtetë.
“Mendoj se është në një fazë të vështirë. Një fazë shumë të vështirë. Nuk besoj se ndonjëra palë ndanë vizionin e përbashkët se çfarë përfaqëson ai dialog. Dhe ajo çfarë nevojitet vërtetë është një lloj mendimi thelbësor për atë që ne po përpiqemi të arrijmë përmes këtij procesi”, ka thënë Abbott për “Kossev”.
Ai tutje ka shtuar se është e qartë se kërkon njohjen e ndërsjellë dhe po ashtu mundësinë që të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara./21Media

Back to top button