Abbott dhe Rohde urojnë Kosovën në 14-vjetorin e Pavarsisë

 
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Nicholas Abbott ka uruar qytetarët e Kosovës në 14-vjetorin e shtetësisë së saj.
“Dëshiroj t’i përgëzoj të gjithë kosovarët që ju festoni sot Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Abbot në Twitter.


Kosovën për 14 vjetorin e Pavarsisë e ka uruar edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
“Urime të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Kosova sot ka pranuar urim edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J.Blinken. Ai ka përgëzuar popullin e Kosovës duke thënë se partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës i ka rrënjët në vlerat demokratike të përbashkëta.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputet nga gjithsej 120, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik./21Media 

Back to top button