Klinika e Pediatrisë jep detaje në lidhje me vdekjen e 9-vjeçares

Klinika e Pediatrisë ka dhënë sqarime për rastin e mbrëmshëm, kur një 9-vjeçare kishte ndërruar jetë sa ishte duke u trajtuar në QKUK, e që është konsideruar si vdekje e dyshimtë.
Përmes një komunikate për media Klinika e Pediatrisë, ka treguar se fillimisht fëmija ishte pranuar në repartin COVID-19, për shkak se siç thuhet aty, kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Pas ekzaminimeve shtesë vërtetohet se fëmija ka sëmundje të rëndë akute dhe për këtë njoftohen prindërit. Më pëlqimin, aprovimin dhe nënshkrimin e prindërve, fëmija fillon terapinë dhe trajtimin e nevojshëm. Klinika e Pediatrisë sqaron se nuk ka pasur neglizhencë në trajtimin e fëmijës. Për çdo veprim, analizë, procedurë diagnostike dhe fillimin e terapisë për sëmundjen e rëndë akute janë njoftuar prindërit, është marrë pëlqimi dhe nënshkrimi i tyre”, thuhet ndër tjera në komunikatën e ShSKUK-së.
Bëhet e ditur se janë në pritje të rezultatit nga Mjekësia Ligjore.
Ky rast është raportuar edhe në Polici, ku nëna e viktimës ka deklaruar se vajza e saj ishte duke marrë trajtim mjekësor dhe dyshon që si pasojë e neglizhencës së mjekëve, vajza e saj ka vdekur.
Një vajzë e moshës 9 vjeçare ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK)./21Media 

Back to top button