Kaloni te përmbajtja kryesore

Abbott emërohet ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri

Nicholas Abbott do të jetë ambasadori i ri britanik në Tiranë, ka njoftuar Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri.

Në njoftimin e ambasadës britanike bëhet e ditur se Abbott do të nisë punën e tij në Tiranë në shtator të këtij viti

“Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Deri në fund të shkurtit të këtij viti Abbott ishte ambasador i Britanisë në Kosovë ./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button