​Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin me antitankun HAR 66

Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke në Regjimentin e tretë të Këmbësorisë (R3K) ka përfunduar trajnimi për armën antitank HAR 66.

Trajnimi u realizua nga instruktoret e ushtrisë turke, që kishte për qëllim përgatitjen e kursantëve në përdorimin efikas të armës antitank HAR 66 dhe me objektivë ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe rritjen e ndërveprueshmërisë në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë, njofton FSK në Facebook.

Back to top button