Abbott: Kosova është vend i veçantë që e meriton të jetë i suksesshëm

Në mesazhin e fundit si ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovës, Nicholas Abbott i ka ftuar liderët vendorë të krijojnë një vizion modern, për Kosovën demokratike që “mbështet, inkurajon dhe mbron qytetarët”.

“Konteksti ndërkombëtar mbetet një sfidë. Unë s’kam mjet të lehtë për të ofruar zgjidhje, por i ftoj këta që e udhëheqin Kosovën të krijojnë një vizion modern, të shteti demokratik që mbështet, inkurajon dhe i mbron qytetarët e vet”, ka thënë Abbott.

Ai ka thënë nëpërmjet një vidoemesazhi se Kosova është vend i veçantë që meriton të jetë i suksesshëm.

“Unë mund t’ju siguroj se do të jeni gjithmonë në zemrat tona”, është shprehur ai.

Abbott është shprehur i lumtur për ndihmën që i është dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe stërvitjet e zhvilluara.

Ai ka shtuar se ndeshja mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe është ndër më të veçuarat në mandatin e tij.

“Ajo që më pëlqen më shumë është kontakti im me kosovarët e zakonshëm në të gjitha vendet që i kam vizituar”, ka shtuar Abbott.

Back to top button