Abbott takohet me Krasniqin

Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott sot është takuar me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

Abbott ka treguar se me Krasniqin kanë diskutuar për rrugëtimin euroatlantik  të Kosovës.

“U takova gjithashtu me Memli Krasniqin për të diskutuar aspekte të ndryshme të ekonomisë së Kosovës, perspektivën e saj euroatlantike dhe rëndësinë e këtyre çështjeve për të ardhmen e Kosovës. Unë jam mirënjohës për njohuritë e Memlit bazuar në përvojën e tij të gjerë të qeverisjes”, ka thënë Abbott.

Back to top button