​Koncerti i radhës i Filharmonisë do të hapet me rapsodi shqiptare

Orkestra Filharmonike të Kosovës më 10 shkurt pritet të ofrojnë një mbrëmje të paharrushme me koncertin i cili do të hapet me ‘Rapsodi Shqiptare’ nga Fan S. Noli, duke shënuar kështu intepretimin e parë të një prej kompozimeve të Nolit nga Orkestra Filharmonike.

Koncerti do të mbahet në atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke nis nga ora 20:00.

“Këtë mbrëmje do të interpretohet edhe premiera e “Koncert për Piano” nga kompozitorja Dafina Zeqiri – Nushi, me pjesëmarrjen e pianistit të shquar kosovar Misbah Kaçamaku. Koncerti do të përmbyllet me Simfoninë e 3-të të Jean Sibelius-it, kjo pas interpretimit të Simfonisë së 1-rë dhe të 2-të vitin e shkuar. Mos e humbni këtë koncert i cili do të dirigjohet nga amerikani Gregory Charette, i cili rikthehet në Prishtinë për edhe një koncert tejet impenjativ”, thuhet në njoftim.
Back to top button