Abbott te Abdixhiku, dëgjon planet e tij për LDK-në

 

Në ditën e tretë të detyrës si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur për vizitë ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Abbott ka uruar Abdixhikun për detyrën e kryetarit të LDK-së.

Abdixhiku e njoftoi ambasdorin për synimet dhe programin e tij në LDK dhe qëndrimet e LDK-së rreth situatës aktuale politike në vend dhe formimit të institucioneve të Kosovës.

“Unë i ofrova Lumirit urimet e mia me kafe këtë mëngjes dhe dëgjova për planet e tij për të ardhmen e LDK-së dhe rolin konstruktiv të opozitës që ata presin të luajnë”, ka shkruar Abbott.

Për takimin kanë njoftuar edhe nga LDK.

“Kryetari Abdixhiku falënderoi Ambasadorin Abbott për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat. Duke e uruar kryetarin Abdixhiku për detyrën e re, Ambasadori britanik Nicholas Abbott, tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë institucionet e Kosovës, dhe do të jetë partner në projektet që synojnë zhvillimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe fusha tjera. Po ashtu gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi”, thuhet në komunikatën e LDK-së./21Media

Back to top button