Jep dorëheqje kryetari i degës së LDK-së në Kllokot

 

Kryetari i Degës së LDK-së në Kllokot, Hasan Rashiti ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Kllokot. Lajmin e ka konfirmuar vet ai për portalin rtv21.tv.

Rashiti ka thënë se e mori këtë vendim pas rezultatit jo të mirë zgjedhor të LDK-së në nivel vendi e sidomos pas Kuvendit të fundit zgjedhor të LDK-së, ku LDK-ja zgjodhi kryetarin e ri, Lumir Abdixhiku.

“Duke patur parasysh zhvillimet e fundit politike,veqanarisht pas rezultatit jo të mirë zgjedhor të LDK-së në nivel vendi e sidomos pas Kuvendit të fundit zgjedhor të LDK-së, ku LDK-ja zgjodhi kryetarin e ri, që paraqet fillimin e ndryshimit dhe të reformimit të LDK-së, duke dashur që ky ndryshim të mos jetë simbolik dhe të mos jetë një bllof politik, por me qëllim që procesi reformimit të shtrihet në të gjitha nivelet dhe drejtimet dhe të ketë dinamikën e duhur, paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Kllokot”, thuhet në dorëheqjen e tij dërguar Kuvendit të Degës dhe Kryesisë së Degës në Kllokot.

Ai tutje ka thënë se me këtë akt dëshiron që edhe në nivel dege tu hap rrugë njerëzve të rinj dhe ideve dhe energjive të reja.

“Falenderoj, kryesinë e Degës,kryesitë e nëndegëve, bashkëpuntorët e mi e në veqanti anëtarësinë e LDK-së në Kllokot që për tërë këto vite më përkrahu dhe me besnikëri dhe përkushtim u rreshtua pas platformës dhe programit politik të LDK-së. Besoj që Kuvendi i Degës shumë shpejt dhe në afate statutare do të zgjedh kryetarin e ri dhe organet e reja të Degës së LDK-së”, ka përfunduar ai./21Media

Back to top button