Abdixhiku bën homazhe te varri i Rugovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku ka kujtuar e nderuar atin themeltar të shtetit tonë, Presidentin Historik Rugova i cili themeloi e udhëhoqi lëvizjen më të madhe shqiptare për liri e pavarësi dhe të gjithë burrat e gratë që kanë dhënë gjithçka për vendin tonë dhe na kanë mësuar se sa e shtrenjtë është liria e shtetësia.”, thuhet në njoftimin e LDK-së

Kryetari Abdixhiku po ashtu shprehu mirënjohje e falënderim për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës që në orët më të rënda qëndruan me ne dhe e mbështetën vendin tonë, që ta gëzojmë ditën e sotme./21Media

Back to top button