Laura Fazliu, e 7-ta në Grand Slamin e Azerbajxhanit

Laura Fazliu e ka mbyllur Grand Slamin e Bakut në vendin e shtatë.

Në Baku të Azerbajxhanit, Fazliu në çerekfinale të këtij turneu humbi me tri dënime për Ippon, ndaj xhudistet austriake, Lubjana Piovesana.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me thyerje për Ippon garuesen nga Republika Qendrore Afrikane, Nadia Matchiko Guimendego.

Në raundin e tretë Laura vazhdoi me fitore, duke e mposhtur me Wazaari dhe mbajtje për 10 sekonda xhudisten nga Gjermania, Agatha Schmidt.

Në çerekfinale, Fazliu u mposht me tri dënime kundër austriakes, Lubjana Piovesana.

Pas humbjes, Fazliu vazhdoi në repesazh, ku u mposht me Ippon nga xhudistja izraelite, Gili Sharir.

Back to top button