​Abdixhiku dhe ambasadori Angili diskutuan për thellimin e raporteve Kosovë-Turqi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë ambasadorin Sabri Tunç Angili.

Gjatë takimit, Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Angili për qëndrimet e LDK-së mbi proceset e rëndësishme që aktualisht janë duke u zhvilluar në vend.

Sipas njoftimit të LDK-së, në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimin e raporteve mes Kosovës dhe Turqisë, duke pasur parasysh rolin e shtetit turk në mbështetjen e vazhdueshme në proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore të Kosovës.

Kryetari Abdixhiku po ashtu falënderoj ambasadorin Angili për rolin mbështetës të shtetit turk ndaj Republikës së Kosovës.

Back to top button