Candreva: Qëllimi im ishte të harkoja, ndonjëherë të nevojitet fati

Heroi i ditës te Salernitana është padyshim Antonio Candreva, i cili në ndeshjen ndaj Interit gjeti golin e barazimit për skuadrën e tij me një harkim spektakolar që më pas u kthye në një gol.

Candreva kishte për qëllim të bënte një harkim në zonë, por që gjuajtja e tij përfundoi mbi kokën e portierit Onana, e më pas në gol.

Tani, pas ndeshjes Candreva e ka pranuar faktin se ai po mendonte për një harkim dhe jo për gol, ndërsa tha se ndonjëherë të nevojitet pak fat.

“A ishte një gjuajtje? Jo, ishte një krosim për shokët e mij, ndonjëherë duhet pak fat. Çfarë ka ndryshuar Sousa? Megjithatë, ne nuk jemi të kënaqur me pjesën e parë që luajtëm sot, jemi përmirësuar në pjesën e dytë. Ne u përballëm me një skuadër të madhe me kampionë të mëdhenj, qëndruam në lojë dhe në pjesën e dytë bëmë një paraqitje të mirë”, tha Candreva.

“Roli im? Përtej guximit, entuziazmi nuk duhet të mungojë kurrë, duhet të marrim pikë, por duhet të fillojmë nga e para. Nga këto rezultate të njëpasnjëshme të dobishme. Tani le të kalojmë një Pashkë të mbarë dhe më pas do të nisemi për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Torinos. Me punë, sakrificë, përulësi dhe entuziazëm, arrihen rezultate, kemi marrë një pikë të madhe”, tha Candreva më tej për “Dazn”.

Back to top button