Kaloni te përmbajtja kryesore

Bëhet zyrtare, Abdixhiku i propozuar për kryeministër – Osmani për presidente

(Lajm i përditësuar)


Bëhet zyrtare, Abdixhiku i propozuar për kryeministër – Osmani për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka zyrtarizuar propozimin  e tij si kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai po ashtu e konfirmoi që ka propozuar të garojë me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.

“Në këtë propozim timin, kam propozuar garim të përbashkët për President të Republikës dhe për Kryeministër të Republikës”, ka njoftuar Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

“Kam propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të garojë me Presidenten Vjosa Osmani si kandidate për Presidente të Republikës dhe njëkohësisht bartëse të listës sonë zgjedhore; dhe me mua, Kryetar të LDK-së, kandidat nga LDK për Kryeministër të Republikës”.

Abdixhiku pohoi se ky propozim është mbështetur dhe votuar në plotni nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Abdixhiku pyetet për kthimin e Veliut: Të gjithë do t’i bëjmë bashkë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur para nisjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Ai duke shkuar në vendin ku do të mbahet mbledhja është parë i buzëqeshur, ndërsa ka dhënë se sot është ditë e madhe për partinë e tij.

“Sot është ditë e madhe për LDK-në, të gjithë do t’i bëjmë bashkë”, ka thënë ai.


LDK vendos sot për listën me Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, në të cilën do të diskutohet dhe vendoset lidhur me hyrjen në një listë të përbashkët zgjedhore me ish presidenten Vjosa Osmani për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Sipas paralajmërimeve, mbledhja do të fillojë në ora 12:00.

Disa ditë më parë, Kryesia e LDK-së i dha mbështetje përfshirjes së Vjosa Osmanit në listën zgjedhore të partisë. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte bërë të ditur se marrëveshja duhet të marrë edhe aprovimin e Këshillit të Përgjithshëm për t’u zyrtarizuar.

Mbrëmjen e së enjtes, kryetari i Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, iu drejtua anëtarësisë së partisë duke theksuar përkushtimin e tij për bashkimin e të gjitha grupeve brenda subjektit. Ai tha se synon t’i bashkojë ata që kanë qëndruar në parti, ata që janë larguar, ata që kanë heshtur dhe ata që vazhdojnë të besojnë në LDK.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button