Zgjedhjet në Serbi, Chollet i kërkon Kurtit lejimin e votimit të serbeve në Kosovë

 
Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar me kryeminsitrin e Kosvës, Albin Kurti ka përmendur rëndësinë e sigurimit të serbëve e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjitshme të Serbisë
“Me kryeminsitrin Albin Kurti. E falënderoi atë për mbështetjen e tij të fortë në Ukrainë dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë që do të mbahen me 3 prilli”, shkroi kështilltari i DASH në një njoftim në Twitter.
Theksojmë se më 16 janar, nuk është lejuar hapja e vendvotimeve në Kosovë, për votimin e serbëve në referendumin e Serbisë.
Me kërkesën e kryeministrit Kurti, Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 15 janar të këtij viti ka miratuar rezolutën që kundërshtonte mbajtjen e votimeve në Kosovë për referendumin e shtetit të Serbisë, për ndryshime kushtetuese./21Media

Back to top button