Abdixhiku- Kurtit: Problem nuk ishte lokacioni, por institucioni

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet nga radhët e këtij subjekti, Lumir Abdixhiku doli në foltoren e Kuvendit të Kosovës menjëherë pasi kryeministri Albin Kurti theksoi se është i gatshëm të vazhdojë konsultimet me partitë politike për çështjen e vetingut në sistemin e drejtësisë.
Abdixhiku tha se është e vërtetë që kanë marr një ftesë konsultative nga Kurti për të diskutuar çështjen e vetingut. Ai tha se problem nuk e kanë pasur lokacionin, por institucionin, shkruan rtv21.tv
“ Pra besojmë që institucioni i vetëm ku mund partitë politike lirshëm, qartë dhe hapur të diskutojnë çështjet kaq jetike dhe afatgjate sa i përket interesave të sistemit të drejtësisë, është institucioni i Kuvendit. Por jo lokacioni, nuk është problem lokacioni, a takohemi në Qeveri apo në lokacion të Kuvendit, por në cilin institucion e trajtojmë këtë temë”, tha ai.
Abdixhiku tha se beson që vetingu dhe byroja janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, pasi siç u shpreh ai, bëjnë fjalë për reformën në drejtësi.
“Mund t’i ndash, por atëherë do të veprosh individualisht dhe pa mbështetjen e të tjerëve. Rendi e do që të kemi procese konsultative brenda institucionit tonë të Kuvendit./21Media

Back to top button