Abdixhiku letër anëtarësisë së LDK-së për fundvit: Koha jonë po vjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shkruar një letër për fundvit anëtarësisë së partisë.

Abdxhiku përmes kësaj letre ka thënë se viti 2023 ka qenë vit i ngjarjeve të mëdha për LDK-në,.

Ai anëtarëve të LDK-së po ashtu u ka thënë se pret nga ta që të ketë veprim për t’i fituar zgjedhjet nacionale.

“Ne jemi zgjedhja. Nga ne presin zgjidhjen. Prandaj koha jonë po vjen. Ndryshimin e madh në zgjedhje lokale, atë që provojnë ta zvogëlojnë secilën ditë, po atë ndryshim e duan në betejën nacionale. Për ta bërë kë ndryshim na duhet veprim. Dhe atë menjëherë. Prandaj veten do ta vendosim në terren. Nga janari i vitit 2024, LDK-ja zbret në çdo anë, në një mobilizim të paparë për një kohë të gjatë. Sepse besojmë në veten; besojmë në programin tonë ‘Rruga e Re’; besojmë në Republikën e Kosovës e në orën e ndryshimit që thërret për ne. Viti 2023 ishte një vit i jashtëzakonshëm. E bëtë të tillë. Viti 2024 do të jetë dhe më i jashtëzakonshëm sespe do ta bëni të tillë! Le të ngrihemi si një. Le t’i japim Kosovës të ardhmen që ka merituar gjithnjë!”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button