Milani i kthehet fitores në Serie A, mposht me vështirësi Sassuolon

Pas barazimit javën e kaluar me Salernitanan, Milani i është rikthyer fitores në Serie A.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “San Siro”, Milani e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Sassuolos.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Christian Pulisic, i cili i siguroi fitoren “Rossonerëve” në minutën e 59’.

Me pikët e reja, Milani zë vendin e tretë në kuotën e 36 pikëve, krahas Sassuolos që renditet në vendin e 16 me 16 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Milanit.

Back to top button