Abdixhiku mbledh Kryesinë para takimit me Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do ta mbledhë Kryesinë e partisë përpara takimit të tij me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, i cili ka thënë se takimi fillon në ora 14:00.

Sot në ora 17:00 Partitë politike në vend do të takohen me presidenten Osmani për të diskutuar rreth çështjes së zgjedhjeve lokale, pas rekomandimit të IKSHPK-së për shtyrjen e tyre./21Media 
Back to top button