Abdixhiku: Moskoordinimi me SHBA-në është akt antishtetar

Lideri i LDK-së Lumir Andixhiku ka reaguar sërish lidhur me situatën  e krijuar në veri duke thënë se moskoordinimi me aleatët, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas tij, është thjesht akt antishtetar.

“Moskoordinimi me aleatë – në veçanti me SHBA-të – është thejsht akt antishtetar.Kujt i shërben kjo politikë?Kujt i shërben një Kryeministër si ky?Kush përfiton kur Kosova i dhuron Serbisë të gjithë aleatët e saj? Ky s’mund të jetë çmimi ynë.Në mbështetje të plotë të djemve tanë me shërbim në veri. Në kërkesë të paalternativë për koordinim të ngushtë me aleatë. Politika e matur, politika me miq, është rruga e vetme e Kosovës. Gjithçka tjetër çon në theqafje; ku dhe jemi nisur me një Kryeministër si ky!”, ka shkruar Abdixhiku.

SHBA përmes ambasadorit Jeff Hovenier ka dënuar veprimet e autoriteteve kosovare duke bërë thirrje që këto masa të ndërpriten menjëherë.

Ndërsa edhe sekretari amerikan i shtetit, Anthony Bliken i ka dënuar aksionet e, siç tha, të qeverisë së Kosovës në veriun e vendit. Në një deklaratë të sekretarit amerikan thuhet:

“Shtetet e Bashkuara fuqishëm dënojnë aksionet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veriun e Kosovës me forcë, aksione të ndërmarra në kundërshtim me këshillat e SHBA-së dhe të partnerëve evropianë të Kosovës. Këto aksione e kanë përshakëllzuar tensionet në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme, duke minuar përpejkjet tona për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja në marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje Kryeministrit Albin Kurti që të ndërrojë kursin dhe të gjitha palëve të përmbahen nga cfarëdo veprimi që do të nxisin tensione dhe promovojnë konflikt”.

Të premten gjatë tentimit të kryetarëve të rinj të të komunave në Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan  u por u përballën me qytetarë serbë që bllokuan hyrjet e objekteve komunale.Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protestuesit, ndërkohë që nga incidentet mbetën të lënduar pesë policë, e po ashtu u dëmtuan katër automjete përfshirë edhe një e djegur./21Media

Back to top button