Abdixhiku: Në dialog u bënë lëshime të mëdha

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se në mbledhjen e sotme të Kryeisë së partisë kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë mbi temën e dialogut Kosovë-Serbi.

Abdixhiku ka thënë se në procesin e dialogut janë bërë lëshime të mëdha nga pala kosovare.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi temën e dialogut dhe lëshimet e mëdha të bëra në këtë proces. Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për vendin tonë; adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./21Media

Back to top button