Lajçak dhe Egger flasin për rastet e personave të zhdukur në Ballkanin Perëndimor
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar presidenten e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljariç Egger.
Sfidat për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur në Ballkanin Perëndimor ishte tema e cila u diskutua në takimin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidentes së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric Egger.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lajçak, përmes një postimi në Twitter.
“Mirë të shihja presidenten e ICRC, Mirjana Spoljaric Egger, në postin e saj të ri në Bruksel. Diskutuam për prespektivat dhe sfidat për zgjidhjen e rasteve të mbetura të Personave të Zhdukur në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postim.