Abdixhiku pas takimit me Lajçak: Dialogu të përfundojë me marrëveshje përfundimtare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Temë e diskutimit ishte procesi i dialogut Kosovë – Serbi.
“Dialogu të përfundojë me marrëveshje përfundimtare e cila do të qojë në njohjen e ndërsjelltë të të dy vendeve, duke respektuar kufijtë aktual dhe rregullin kushtetues, si dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore”, tha ai.
Lajçak gjatë ditës ka zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryetarin e Partisë Demokratike, Memli Krasniqin. Kurse, dje Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak është takuar me Kryeminstrin Albin Kurtin./21Media 

Back to top button